Vendosni fjalën kyçe....

Melania Trump rikthehet sot në fushatë krah presidentit, pas shërimit nga koronavirusi


Zonja e Parë Melania Trump do të bashkohet me bashkëshortin e saj Donald Trump në tubimin e së martës, duke shënuar daljen e saj të parë publike që pas rikuperimit nga koronavirusi. Kjo do jeë gjithashtu dalja e saj e parë në disa muaj.

Për herë të fundit, Melania iu bashkua presidentit qershorin e kaluar në tubimin zyrtar të fillimit të rikandidimit në Florida.

Zgjedhjet janë 15 ditë larg.

Kufizimet e udhëtimit për shkak të koronavirusit gjatë muajve të fundit dhe përballja e saj me Covid-19, penguan orarin e punës së zonjës Trump, tha zëdhënësja e saj Stephanie Grisham për CNN. Sidoqoftë, Presidenti, zv.presidenti dhe anëtarët e tjerë të familjes Trump kanë marrë pjesë në fushatë.

Zonja e parë do të marrë pjesë gjithashtu në debatin përfundimtar presidencial të së enjtes në Nashville.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *