Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme reagon për emërtimin grek të lumit Vjosa në “Google Maps”


Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme e drejtuar nga Gent Cakaj, ka reaguar lidhur me emërtesën e gabuar të lumit Vjosë në hartën e “Google”-it.

Sipas njoftimit për media nga ky institucion, kompania Google i është përgjigjur pozitivisht për rregullimin e 41 pasaktësive të publikuara në platformat Google Map dhe Google Earth, lidhur me emërtesat gjeografike të relievit shqiptar, të cilat bien ndesh me hartën e Republikës së Shqipërisë.

Deri më tani thuhet se është bërë i mundur korrektimi i 40 emërtesave gjeografike në territorin tonë, ndërsa vijojnë diskutimet për korrigjimin e emrit të lumit të Vjosës, që për momentin njihet si “Lumi i Sarandoporos”.

“Fushata është ndërmarrë me iniciativë të Ministrit Cakaj dhe nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë që synon rregullimin e çdo pasaktësie të kësaj natyre, duke i shërbyer aksesit sa më të plotë dhe të saktë të emërtesave gjeografike nga qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, si dhe të huajt që vizitojnë vendin tonë” thuhet në njoftim, citon BW.

Lista:

  1. Liqeni i Shkodrës
  2. Lumi i Bunës
  3. Lumi i Vjosës
  4. Lumi Drinos
  5. Lumi i Devollit
  6. Lumi i Cemit
  7. Përroi i Seferçës
  8. Liqeni i Shkopetit
  9. Përroi i Lëpushës
  10. Lumi i Ishmit
  11. Lumi i Bushtricës
  12. Lumi i Currajt
  13. Lumi i Drinit
  14. Lumi i Kirit
  15. Lumi i Povëlës
  16. Lumi i Semanit
  17. Lumi i Valbonës
  18.  Lumi i Kurvajt
  19. Lumi i Matit
  20. Lumi i Pajës
  21. Lumi i Rapunit
  22. Lumi i Vermoshit
  23. Lumi Zalli i Bulqizës
  24. Lumi i Zaranikës
  25. Lumi i Zezës
  26. Liqeni i Kasnicës
  27. Lumi i Bazit
  28. Liqeni i Belëshit
  29. Liqeni i Bufit
  30. Liqeni i Çërragës
  31. Liqeni i Holit
  32. Liqeni i Ibizës
  33. Liqeni i Kuq
  34. Liqeni i Paraskës
  35. Liqeni i Petritit
  36. Liqeni i Rimonit
  37. Liqeni i Ulzës
  38. Liqeni i Zi
  39. Liqeni i Kocebse

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *