Vendosni fjalën kyçe....

NASA lidh kontratë me Nokia-n për të ndërtuar rrjetin 4G në Hënë


Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka punësuar firmën finlandeze të telekomunikacionit Nokia për të ndërtuar rrjetin e parë celular 4G në Hënë.

Rrjeti do të jetë jetik për komunikimin si transmetimi i të dhënave, funksionet e komandës, kontrolli me telekomandë i robotëve, navigimi në kohë reale dhe transmetimi i videove me definicion të lartë, tha Nokia në një deklaratë të martën.

“Këto aplikacione komunikimi janë të gjitha jetësore për praninë afatgjatë të njeriut në sipërfaqen hënore.” – thuhet në deklaratë.

Marrëveshja prej 14.1 milionë dollarësh me Nokian është një nga 15 marrëveshjet e NASA-s me kompani të ndryshme me vlerë më shumë se 370 milionë dollarë. Ata përqendrohen në teknologjitë për të rritur praninë afatgjatë dhe të qëndrueshme në Hënë dhe misione të suksesshme në planetin Mars.

Komunikimet me një rrjet 4G është një pjesë e rëndësishme e programit Artemis të NASA-s, që synon të ulë njeriun në Hënë në vitin 2024.

Misioni i parë, Artemis I, pritet të fluturojë drejt Hënës në vitin 2021 pa ekuipazh ndërsa Artemis II do të fluturojë me një ekuipazh në vitin 2023. Artemis III  pritet të zbarkojë astronautët në polin jugor të Hënës në vitin 2024, tha NASA.

Kostoja e programit pritet të jetë gati 28 miliardë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *