NATO-ja i ka dhuruar Shqipërisë 60 respiratorë që do përdoren nga pacientët e prekur nga Covid-19.
Njoftimi është bërë nga faqja në facebook e ambasadës amerikane në Tiranë.
Respiratorët janë prodhuar në SHBA dhe i dhurohen Tiranës nga stoku i NATO-s, shkruhet ndër të tjera në njoftim.
“Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale.” – shkruan ambasada amerikane në Facebook.