Vendosni fjalën kyçe....

Nga sot kufizohet hyrja nga Dogana, rrugët alternative që mund të përdorni


Duke nisur nga dita e sotme, do të ketë devijime në rrugët hyrëse në kryeqytet për shkak të nisjes së fazësë së tretë të punimeve në Unazën e Re. Gjiithashtu, nga nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. 

Policia e Tiranës ka përpiluar një plan menaxhimi për të shmangur dyndjen drejt rrethrrotullimit të Unazës së Re.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj tha mbrëmjen e kaluar se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit.

Jaupaj u shpreh se do të lihet një korsi emergjence duke qenë se për shkak të situatës së Covid-19, urgjencat mjekësore do të jenë më të shpeshta.

 “Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të policisë. Do të shtojmë forcat e policisë. Bashkia do na vijë në ndihmë me korsinë e emergjencës. Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative. Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga Dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.

Punimet në rrethrrotullimin te Shqiponja pritet të zgjasin rreth 4 muaj dhe përgjatë kësaj kohe pritet të ketë një trafik të rënduar tek Dogana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *