Vendosni fjalën kyçe....

PD kallëzon në SPAK incineratorin e Elbasanit: Ka punuar vetëm 22 nga 939 ditë, përfitoi 23 milionë euro


Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK incineratorin e Elbasanit.

Në deklaratën e tij pas daljes nga prokuroria, ish-deputeti Hasa theksoi se bëhet fjalë për një aferë korruptive e i bëri thirrje SPAK-ut që ta hetojë atë me shpejtës e paanësi.

Hasa tha se gru i i strukturuar kriminal që fshihet pas kësaj afere mafioze i ka marrë buxhetit të shtetit 23 milionë euro deri tani.

“Sot kërkojmë nga SPAK të marrë përgjegjësi dhe të hetojë historinë se si një kompani e sapokrijuar në pronësi të Stela Gugalli papritur aplikon për një koncension për incenerimin dhe të nesërmen qeveria hap garën automatikisht për këtë koncesion. Më 16 dhjetor 2014 kompania “Albtech Energy” u shpall fituese pavarësisht afateve ligjore prej 7 ditësh, u mbyll afati i ankesave po më 16 dhjetor. U dërgua për mendim në të gjithë ministritë e linjës kontrata dhe po në datën 16 dhjetor u mor përgjigjja nga të gjitha institucionet. Dhe po në datën 16 dhjetor u hartua, u negociua dhe u firmos një kontratë me plot 40 faqe po në datën 16 dhjetor. 24 orë më vonë, në mëngjesin e datës 17 dhjetor 2014 kjo kontratë e lidhur për inceneratorin e Elbasanit për t’i dhënë paratë firmës së Klodian Zotos u miratua në mbledhjen e datës 17 dhjetor. Ky është një grup i strukturuar kriminal që i ka kushtuar buxhetit të shtetit deri më sot vetëm për rastin e Elbasanit 23 milionë euro të cilat janë vjedhur dhe janë çuar në drejtim të paditur.” – tha Hasa.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Çlirim Gjata, tha më tej se edhe incineratori në fjalë ka marrë 23 milionë euro e duhet të prodhonte 939 ditë energji sipas kontratës, deri tani ka prodhuar vetëm 22 ditë energji.

“Në bazë të kontratës, ajo godinë atje, ai investim duhet të prodhonte 313 ditë energji. S’po i hyj sa kilovat orë, etj. të gjithë janë këto të përcaktuara.  Prandaj duhet një hetim. Hetimi nuk është i vështirë , është voluminoz, ka dokumenta por nuk është i vështirë, është i thjeshtë këtë rast, vetëm do vullnet ligjor. Ky incenerator duhej të prodhonte tash tre vite 313 ditë energji për 3 vjet bëjnë 939. Doni të dini sa ka prodhuar? Vetëm 22.” – shtoi Gjata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *