Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër vizitës së Dendias-it, procedohen Idrizi, Doda, Abazi e 15 të tjerë


Kreu i PDIU-së, Idrizi, ish-deputetja Doda e kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Abazi, janë proceduar penalisht pas protestës së sotme para Ministrisë së Jashtme kundër vizitës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Dendias.

Sipas bluve, ata kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme duke qenë se nuk ishte dhënë leja për të.

Përveç tre emrave të lartpërmendur janë proceduar edhe 15 persona të tjerë. PDIU-ja e Lëvizja Vetëvendosje organizuan një tubim ditën e sotme kundër vizitës së Dendiasit.

Ata kërkuan që në bisedimin mes kryeministrit Rama e zyrtarit grek të diskutohe çështja çame, ligji i luftës dhe çështja e detit mes dy vendeve.

Njoftimi

Tiranë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid.

Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh. I., M. D., B. A. dhe 15 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur masat administrative përkatëse (gjobë), shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politke të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *