Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para Ministrisë së Jashtme, ndalohet kreu i Vetëvendosjes


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri është arrestuar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Jashtme.

Sipas njoftimit të lëvijes, arrestimi i Abazit është i porositur dhe i padrejtë. Vetëvendosje ka shpërndarë një deklaratë për mediat ku thekson se ndalimi i Abazit është bërë para se ai të mbërrinte në vendin e protestës.

Më tej në reagim lëvizja theksonse tubimi paqësor ka për qëllim shtrimin e kërkesave për zgjidhje siç janë çështja çame, Ligji i Luftës dhe delimitimi i detit mes dy vendeve. Lëviza bën thirrje për lirimin e Abazit.

Njoftimi

Arrestim i porositur e i padrejtë

Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se dhe delitë fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin.

Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufive detarë.

Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është për miqësinë e bashkëpunimin mes popujve, për të drejta evropiane për minoritetet, por mbi të gjitha për shtete të drejta e jo diskriminuese. Për sa kohë shteti grek vazhdon politika diskriminuese e armiqësore ndaj shqiptarëve, ne do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, edhe duke protestuar, e Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara.

Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *