Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të dhunshme në Kili, qytetarët dalin në rrugë e kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës


Dhjetëra mijëra kilianë u mblodhën në kryeqytetin e vendit Santiago, duke kërkuar ndryshime kushtetuese një vit pasi protestat masive lanë dhjetëra të vdekur, por protesta paqësore përfundimisht kaloi në kaos, me përplasje, plaçkitje dhe zjarrvënie.

Protesta në kryeqytetin e Kilit shpërtheu e qytetarët u përplasën me policinë ndërsa kishte edhe plaçkitje supermarketesh e dyqanesh. Turmat e maskuara sulmuan një stacion policie dhe një kishë gjatë fundjavës.

Ndërsa zjarrfikësit dhe madje disa nga protestuesit u përpoqën të shpëtonin kishën ‘Iglesia de la Asunción’, kulmi i saj përfundimisht u shemb.

“Ata që kryejnë këto akte dhune nuk duan që kilianët të zgjidhin problemet me mjete demokratike.” – tha ministri i Brendshëm, Viktor Perez, duke vlerësuar protestuesit paqësorë, por duke u zotuar të çonte përpara drejtësisë protestuesve dhe vandalëve.

Perez nxiti kilianët të shprehin ankesat e tyre në një referendum kombëtar në 25 tetor në vend të protestave të dhunshme.

Kushtetuta aktuale, në fuqi që nga viti 1980 dhe e miratuar nga ish-junta ushtarake e Gjeneralit Augusto Pinoçet, është ndryshuar shumë herë vit pas viti.

Sidoqoftë, nuk përcakton përgjegjësinë e shtetit për të siguruar arsim dhe kujdes shëndetësor, dy kërkesa të bëra nga miliona kilianë të cilët kanë dalë edhe më herët në protestë për këto kërkesa.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *