Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit përplasen me policinë para Ministrisë së Jashtme


Tensione në protestën që po zhvillohet përballë Ministrisë së Jashtme nga aktivistët e PDIU-së.

Protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë, që kërkojnë të shpërndajnë turmën e cila nuk ka leje për këtë tubim.

Deri më tani policia ka shoqëruar në komisariat disa persona.

Kjo protestë u thirr për shkak të takimit që pritet të mbahet në Tiranë mes ministrit të Jashtëm Grek Niko Dendias dhe kryeministrit Edi Rama.

Qëllimi i kësaj proteste sipas PDIU-së është për zgjidhjen e çështjes Çame, heqjen e ligjit të luftës si dhe për çështjen e detit.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se do i vijojnë protestat lidhur me këtë çështje.

 “Do vazhdojmë të protestojmë dhe i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve. S’mund të lejojmë që idjotët e dobishëm të Athinës në Shqipëri dhe eunukët që rrinë në zyrat e shtetit shqiptar të vazhdojnë me devizën e Greqisë dhe Serbisë. Çfarë është e atyre është e atyre, çfarë është e Shqipërisë është e diskutueshme. Boll më kjo s’mund të jetë më kështu”- tha Idrizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *