Vendosni fjalën kyçe....

Shembjet te Unaza e Re, kufizohet trafiku, Balluku: Punimet do zgjasin 4 muaj


Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj njoftoi se nga nesër (20 tetor) do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi “Shqiponja” pasi do të shemben disa objekte tek zona e Astirit. Ai i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që vijnë në Tiranë për të gjetur rrugë alternative.

Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të policisë. Do të shtojmë forcat e policisë. Bashkia do na vijë në ndihmë me korsinë e emergjencës. Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative. Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.

Nga ana tjetër ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku u shpreh se nga nesër do të fillojë dhe shembja e ndërtesave për t’i hapur rrugë ndërtimit të lotit të tretë të rrugës dhe se punimet do të zgjasin përreth 4 muaj. Gjatë kësaj periudhe trafiku do të vijojë të mbetet i kufizuar.

Kemi ardhur në kantierin e Shqiponjës pas na duhet t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës se këtu punohet ditë e natë. Deri tani punimet kanë qenë nëntokë. Qytetarët shikojnë bllokimin dhe mendojnë se nuk po punohet. Nyja e Shqiponjës është mjaft e rëndësishme dhe me tre nivele që do të shpërndajë të gjithë trafikun”- tha Balluku.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *