Vendosni fjalën kyçe....

Teliti i përgjigjet Ramës për inceneratorët: I ikën llogaridhënies duke u fshehur pas videove 3D


Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike Dorian Teliti, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas videos që ai publikoi lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Teliti shkruan se Rama u paraqiti shqiptarëve një video 3D siç bën për çdo rrugë, port apo aeroport.  Ish-deputeti thotë se dyshja Rama-Veliaj po kryejnë premtimin dhe angazhimin e tyre të vërtetë që kanë me Klodian Zoton.

Sipas tij kryeministri Rama është bërë gati për t’i dhënë 430 milion euro mafias së inceneratorëve.

“Edhe sot ER, u paraqiti shqiptarëve një video 3D në vend, siç bën për çdo rrugë, port apo aeroport që u servir shqiptarëve.

Pasi ka dhënë 25 milion euro vetëm për inceneratorin e Tiranës dhe inceneratori nuk duket gjëkundi, ER ka bërë gati për të paguar Klodian Zotos dhe mafias së inceneratorëve pas tij 430 milion euro të tjera nga paratë publike. Si premio sipër kësaj, i ka dhënë edhe monopolin e mbetjeve të ngurta të Tiranës, duke falimentuar industrinë e riciklimit.

Por Tirana e Edi Ramës dhe Erion Veliajt vazhdon të qelbet në plehra dhe qytetarët e shohin përditë me sytë e tyre këtë të vërtetë. Pas 8 vitesh në pushtet qëndror dhe pas 6 vitesh që kontrollojnë bashkinë e Tiranës, dyshja Rama-Veliaj kanë zgjedhur që t’i ikin llogaridhënies për dështimin në menaxhimin e mbetjeve duke u shfaqur një video 3D të premtimit të rremë të radhës.

Premtimi dhe angazhimi i tyre i vërtetë është kontrata që kanë me Klodian Zoton për t’i zhvatur taksave të shqiptarëve rreth 500 milion euro.”– shkruan Teliti.

Rama këtë mëngjes publikoi disa pamje nga landfilli i Sharrës në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, që sipas tij kërcënonte shëndetin e qytetarëve duke ndotur ambientin.

Në video paraqitej me 3D dhe projekti i qeverisë për landfillin e Sharrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *