Presidenti amerikan Trump mbrojti reagimin e administratës së tij ndaj pandemisë së koronavirusit gjatë një takimi elektoral në Nevada.
Ai u tall me ish-zv.presidentin Biden duke thënë se nëse do ndiqte këshillat e shkencëtarëve në lidhje me bllokimet publike dhe mbylljet ekonomike atëherë vendi do kishte falimentuar.
“Nëse do të dëgjoja plotësisht shkencëtarët, tani do të kishim një vend që do të ishte në një depresion masiv.” – tha Trump.
Ai vuri në dukje se bllokimet ndëshkuese nxitën keqpërdorimin e alkoolit dhe drogës dhe shkaktuan një rritje të depresionit dhe vetëvrasjes.
“Shërimi nuk mund të jetë më i keq se vetë problemi.” – shtoi Trump.
Ai tha se të dhënat ekonomike dhe të vendeve të punës po rriteshin ‘si raketë’ pas heqjes së karantinës.
“Thojini guvernatorit tuaj që të hapet.” tha Trump.
Ai kritikoi guvernatorët demokratë për mbajtjen e shteteve të tyre të mbyllura, duke cituar shtetet New York, Michigan, North Carolina dhe Pennsylvania. Ai i akuzoi ata se e bënin atë për arsye politike për të dëmtuar rizgjedhjen e tij.