Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Serbia do shkojë në zgjedhje në 2022


Qeveria e re e Serbisë do të ketë një mandat të kufizuar, jo më gjatë se deri më 3 prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale, njoftoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njëherësh udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe, e cila i ka fituar bindshëm zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor.

Perveç partisë së tij, në qeverinë e re do të përfshihet edhe ish-partneri i tij, Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiçit dhe Lidhja Patriotike Serbe e Aleksandar Shapiçit, e cila deri më tash ka qenë në opozitë.

Daçiq, ministër i deritashëm i Punëve të Jashtme, do të jetë kryetar i Kuvendit të Serbisë, njoftoi të martën Vuçiç.

Ai nuk i bëri publikë emrat e ministrave të ardhshëm, duke thënë se do ta bëjë këtë pas bisedimeve shtesë brenda partisë.

Lista përfundimtare e ministrave do të bëhet publike më 25 tetor, tha Vuçiç.

Ai tha se do të ketë disa ministri të reja, përfshirë Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Dialogun.

Detyra kryesore e qeverisë së re, siç tha Vuçiç, do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe një sistem i fortë shëndetësor.

Detyra e dytë, shtoi ai, janë interesat e Serbisë në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *