Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtimi i urës që lidh Paskuqanin me Tiranën, rëndohet trafiku


Ndërtimi i urës që lidh Paskuqanin me Tiranën ka rënduar jashtë mase trafikun te Unaza e Madhe, që nis nga Instituti, deri në urën e Babrruës.

Bëhet fjalë për një projekt që ka nisur mëngjesin e sotëm e do zgjasë më shumë se një muaj.

Nga Instituti deri në Babrru, ekzistojnë gjithsej tre ura që bëjnë të mundur hyrjen në Tiranë të banorëve të Kamzës, Paskuqanit e Babrrusë pa llogaritur ata që vijnë nga qytete të tjera.

Njëra është ura e Institutit që të nxjerr te rrethrrotulimi i Casa Italias. Ura tjetër është ajo që do ndërtohet e re, ndërsa ura e tretë është ajo e Babrrusë që të nxjerr në Kinostudio, pranë QSUT-së.

Duhet thënë se ura që po ndërtohet ka qenë me një kalim dhe sipas projektit do bëhet me dy të tillë. Shumë pranë saj, është parashikuar të ndërtohet ura që do lidhe Unazën e Madhe me Bulevardin e Ri të Tiranës, i cili ndodhet disa dhjetëra metra larg lumit.

Deri në përfundimin e saj pritet që trafiku të jetë tejet i rënduar e do ishte e udhës që deri në mbarimin e urës, kjo rrugë të shmangej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *