Një lojë futbolli mes një grupi fëmijësh në Florida ka përfunduar në tragjedi, pas një sulmi me armë.
NYT shkruan se një 27-vjeçar ka humbur jetën dhe djali i tij 7-vjeçar ka mbetur i plagosur nga të shtënat që u qëlluan jashtë Shkollës Fillore Arlington Heights në Jacksonville të dielën.
Momenti është kapur në video nga një burrë i cili bërtet: “Dikush po qëllon”.
Dhjetëra lojtarë të rinj futbolli shihen duke vrapuar e të tjerë shtrihen përtokë me shpresën për t’u shpëtuar plumbave. Po ashtu dhe familjarë të tyre.
“Qëndroni ulur”- dëgjohen trajnerët.
Sipas policisë, personi i armatosur ishte i veshur me një kapuç dhe kishte vënë një maskë në fytyrë. Ai hapi zjarr dhe më pas u largua me shpejtësi me një fuoristradë gri.
Policët besojnë se viktima ishte shënjestra e sulmit, por nuk e kanë identifikuar fajtorin.
Fëmija që u plagos është jashtë rrezikut për jetën.
“Çfarë turpi”– dëgjohet të thotë burri që xhiron videon. “Është qesharake. Kjo është loja me top, njerëz”.