Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Dhënia e çmimit për gazetaren Lala dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përshëndetur dhënien e çmimit nga BE-ja për gazetaren Klodiana Lala lidhur me investigimet e kryera për dosjen 339.

Basha e cilësoi çmimin si dëshmi të qartë se krimi elektoral në 2017 ka ndodhur.

Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i djeshëm i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votive”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron. Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017. Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të antarësimit midis BE dhe Shqipërisë”=shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *