Vendosni fjalën kyçe....

Blushi i kthehet Ramës: Mashtrove sërish sot, Meta në opozitë kur u hartua marrëveshja e rrëzuar e detit


Presidenti Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama sipas të cilit Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes së detit me Greqinë që u rrëzua nga Kushtetuesja.

Zëdhënësi Blushi shkruan se Rama është një mashtrues ordiner dhe se nuk i ndahet dot vesit.

Blushit shkruan se në kohën kur është hartuar marrëveshja e detit që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, Meta ka qenë në opozitë.

“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet. Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009. O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë. Mashtrimi është vesi i tij! Vesi del me shpirtin!” – shkruan Blushi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *