Vendosni fjalën kyçe....

Firojnë 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, arrestohet një person në Kosovë


Një person është arrestuar në Kosovë lidhur me vjedhjen e më shumë se 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Dy persona të tjerë janë në kërkim nga policia ndërsa siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, llogaritë bankare të këtyre personave janë ngrirë pasi dyshohet se një pjesë e shumës së grabitur është transferuar jashtë vendit.

Gjatë kontrollit në banesat e personave të dyshuar policia nuk ka gjetur asgjë.

“Prishtinë 09.10.2020. Me 20.10.2020 23:35. Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar M.K. dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *