769 qytetarë janë gjobitur me nga 30 mijë lekë nga policia në vend në 24 orët e fundit për mosmbajtjen e maskës.
Nga këto gjoba, 600 janë vendosur për mosmbajtjen e maskës në rrugë ndërsa 169 të tjera për mosmbajtjen e saj në makinë në rastin kur drejtuesi i mjetit është kapur me persona jashtë lidhjeve familjare të cilët nuk mbanin maskë.
22 persona janë shoqëruar fillimisht në polici dhe pas identifikimit janë gjobitur me nga 30 mijë lekë e më pas janë lënë të lirë.