Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata pushon çështjen ndaj zv.kryebashkiakut të Tiranës Mazniku e biznesmenit Fusha


Gjykata e Tiranës ka pushuar sot çështjen ndaj nënkryetarit të Bashkis së Tiranës, Arbjan Mazniku e biznesmenit Shkëlqim Fusha.

Në vendimin e dhënë sot, gjyqtari Sokol Tona argumentoi se lidhur me çëstjen në fjalë nuk ka elementë të veprës penale.

Dyshja Mazniku-Fusha akuzoheshin për ‘shpërdorim detyre’ e ‘korrupsion’.

Hetimi kishte të bënte lidhur me një dokument të publikuar në media në vitin 2019, sipas të cilit, biznesmeni Shkëlqim Fusha, kishte autorizuar nënkryetarin e Bashkisë, Mazniku, që të përdorte kartën e tij të kreditit për të paguar qëndrimin në hotelin ‘Alma’ të Barcelonës, në 21 qershor 2019, qëndrim që kushtoi 1816 euro për dy net.

Pas përfundimit të seancës e pushimit të çështjes, përfaqësues e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit thanë se do e apelojnë vendimin e do e çojnë në SPAK.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *