Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën katër pacientë 24 orët e fundit, 297 raste të reja me koronavirus


Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.

Viktimat janë një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga 1375 testime të kryera së fundmi, janë zbuluar 297 persona të prekur nga koronavirusi i ri.

Në dy spitalet në Tiranë, janë të shtruar 257 persona, nga të cilët 19 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *