Paraditen e sotme, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e Kombinatit të prekur nga tërmeti.
Banorët ngritën shqetësimin për faktin se qeveria kërkon t’i largojë prej aty, prej pronave të tyre për të jetuar në një kolektor diku tjetër.
Një qytetare i tha kryetares së LSI-së: “Unë nuk iki gjallë në botë nga shtëpia, pa më dhënë ata letrën dhe autorizimin se ke për të marrë dy dhoma e kuzhinë siç e ke patur. U bëmë 65 vjet këtu. Unë nuk iki për vete.”
Kryemadhi ka mbështetur kërkesat e banorëve për riparimin dhe rindërtimin e banesave në truallin ku ndodhen.
“Ju mund ta bëni vetë një Komitet të banorëve dhe ta ndërtoni vetë. Pse duhet të vijë ta ndërtojë një firmë ndërtimi që të marrë 30% fitim, të bëjë dhe tender Lali Eri, ndërkohë që me gjysmën e parave që tenderon Lali Eri, e ndërtoni vetë.
Ju jeni punëtorë vetë, ju keni ndërtuar Kombinatin tekstil, s’po ndërtoni shtëpitë tuaja. Këta nuk mund të vajzhdojnë. I japin tendera burrave të ministrave nga 8-10 milionë euro dhe s’japin rrogat e naftëtarëve atje që punojnë në helm. Tani duan të marrin dhe kolibet e hallexhinjve tek Pupulitet. Ti s’mund të më marrësh mua gjakun dhe djersën time. Kanë kaluar çdo limit. 25 Prilli nuk është larg. Nuk dua të flas për vota se ajo është puna juaj. Port ë paktën deri më 25 prill barrikadë do ju bëhemi. Do ia përmendim orë e sekondë. Kjo është detyra ime, e Floidës dhe gjithë të tjerëve. Ne kemi detyrë t’ju dalim për krah. Unë do i bëj letër bashkisë së Tiranës, edhe Prokurorisë, do i bëj letër edhe Hipotekave, sepse në bazë të kujt ligji kërkon ai tjetërsimin e pronave. Si mund ta heqë ai çettifikatën nga emir jot dhe në emër do kujt do e bëjë ai? Të ndonjë firme ndërtimi? Do me pastru naj para droge ai këtu? Që do me ndërtu qendër tregatre?! Po s’kanë nevojë njerëzit këtu për qendër tregtare. Njerëzit këtu kanë nevojë për bukë dhe për shtëpi. Kjo është shumë e thjeshtë.
Unë kam emocione me Kombinatin. Unë e kam lënë shumë mirë pjesën tjetër. E para të krijojmë bllokadën institucionale.
Ne do takohemi prap, unë do vij. Do përfundojmë dokumentacionin.
Thjesht për të lënë atë dokumentin, që të mos na thonë se s’na keni thënë t’ja zyrtarizojmë. Pastaj po të jetë e nevojshme të bëjmë padi në Gjykatë të bllokojmë këtë proces.
Është grabitje, nëse mendojmë se kemi plane gabojmë. Për secilin nga ne, Zoti ka bërë një plan.”– deklaroi zonja Kryemadhi.