Nënkryetari i LSI-së, Vasili, ka reaguar ndaj pedagoges së Gazetarisë, Iris Luarasi, lidhur me deklaratën e saj mbrëmjen e djeshme.
Ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Politik-On’ në Ora News ku ndër të tjera pohoi se leja për ndërtimin e Hotel Plazës është dhënë nga kreu i PD-së, Basha, në kohën kur ky ishte kryebashkiak i Tiranës.
Vasili shkruan në Facebook se hoteli ka nisur të ndërtohet më 14 janar 2007, në kohën kur kryebashkiak i Tiranës ka qenë Edi Rama, në mandatin e dytë të tij, që pas kësaj fitoi edhe një mandat të tretë deri në vitin 2011.
Vasili thekson se asnjë llo partizanllëku politik s’mund të justifikojë një theqafje të rëndë logjike.
“Po si mund të gënjejnë kaq shumë dhe kaq trashë?? Kjo thotë me gojën plot që lejen për ndërtimin e Hotel Plazzes e ka dhënë Basha. Ndërsa Hoteli ka filluar të ndërtohet në 14 janar 2007 firmosur nga Kryetari i Bashkisë Tiranës, Edi Rama brenda mandatit të dytë dhe që ushtroi pas kësaj edhe një mandat të tretë deri në vitin 2011. Asnjë lloj partizanllëku politik nuk mund të justifikojë një theqafje kaq të rëndë logjike!” – shkruan ai në Facebook.