Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në emisionin “Real Story” foli për aksionin e opozitës kur na ndajnë edhe vetëm 6 muaj nga zgjedhjet e prillit 2021.
Mediu deklaroi se opozita nuk duhet të humbasë më kohë për fushatën, ndërsa duhet të përcaktohet qartë platforma, nëse do të dalin në zgjedhje së bashku apo secila parti më vete.
“Zoti Basha ka një përgjegjësi më të madhe, që të mbajë përgjegjësi që të mbajë të bashkuar i opozitës. Ndaj për të gjithë të gjithë bashkë duhet të kemi një platformë të përbashkët. Duhet ta definojmë se si duhet të zhvillohet ky bashkëpunim. Jemi në politikë dhe ndjekim politikat në vendet e tjera. PD ka punuar me një program të qartë me CDU, PR ka idetë e veta. Ne do të krijojmë këtë lloj kakofonie, apo do duhet të ruajmë këtë kohezion. Ndaj hajde të bashkohemi për shkak të qëllimit politik, për të krijuar një raport besimi dhe vlerësimi, pa çështje monopoli. Varianti se si do dali, duhet të qartësojmë sa më shpejt. Formula e daljes më vete nga ajo me koalicion është e ndryshme. Unë kam nisur fushatën. Është loja që ka bërë Rama për të krijuar këtë lloj gjullurdie. Ajo çka po paralajmëroj është se sa më shpejt më mirë, kohë nuk ka. Ndoshta duhet të ishte më shpejt. Nuk ka kohë. PS ka filluar fushatën. Ka administratën në funksion. PD po i përzgjedh. PR është e paqartë për shkak të raportit me PD”-deklaroi Mediu.