Vendosni fjalën kyçe....

Melania Trump anulon pjesëmarrjen në tubimin e sotëm, ende me kollë nga Covidi


Zonja e parë e SHBA-ve Melania Trump ka anuluar pjesëmarrjen e saj në mitingun e sotëm të bashkëshortit të saj, sepse nuk ndihet mirë.

Melania Trump kishte vendosur të bashkohej me tubimin e presidentit Donald Trump në Pensilvani të martën në mbrëmje, por tani ka vendosur të mos shkojë. Kjo për shkak të kollës që i ka mbetur që nga infektimi me koronavirusi.

“Zonja Trump vazhdon të ndihet më mirë çdo ditë pas shërimit të saj nga Covid-19, por me një kollë të zgjatur, dhe si masë kujdesi, ajo nuk do të udhëtojë sot”– tha zëdhënësja e saj Stephanie Grisham, citon CNN.

Mitingu i sotëm do të kishte qenë paraqitja e parë e zonjës së parë në një event fushate, në më shumë se një vit. Këtu nuk llogarisim pjesëmarrjen e zonjës Trump në debatin e 29 shtatorit midis Presidentit Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *