Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar i është drejtuar me një letër Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), OSBE-së, ambasadës së BE-së dhe ambasadave të vendeve të tjera.
Sindikata thekson kushtet e vështira të punës për naftëtarët e familjet e tyre. Ata kërkojnë pagat e prapambetura nga pezullimi i punës prej më shumë se një viti.
Ajo bën thirrje për zbatimin e vendimit të gjykatës për pagat e prapambetura si dhe u bën thirrje institucioneve të lartpërmendura që të ushtrojnë presion ndaj qeverisë për zgjidhjen e situatës.
Naftëtarët kanë më shumë se tre javë në grevë bashkë me bashkëshortet e tyre e kanë deklaruar se nuk do ndalen deri në plotësimin e kërkesave.