Kryeministri i Kosovës ka deklaruar ditën e sotme se nëse nga bisedimet me Serbinë nuk do ketë njohje të ndërsjellë, atëherë Prishtina do i rikthehet recipricitetit të plotë me Beogradin.
Ai e bëri deklaratën gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.
Sipas shefit të qeverisë, qeveria nuk do marrë pjesë në asnjë marrëveshje të pjeshme me qeverinë e Serbisë.
“E kemi heq taksën e reciprocitetin për të nis dialogun, por jo atë të vitit 2011, por për të hyrë në dialog për njohje reciproke për marrëveshje ndërkombëtare. Nuk ka dialog teknik, dhe s’ka marrëveshje parciale që do të nënshkruajmë dhe të sjellim këtu në Kuvend, siç ishte fusnota dhe ajo për tabela. Ky është vetëm dialog për marrëveshje finale me njohje reciproke, nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, do të sjellim marrëveshje për njohje reciproke ose do të konstatojmë që s’mund të arrijmë marrëveshje, dhe pastaj do kthehemi tek masat e plota të reciprociteti.” – tha Hoti