Zyrtarët britanikë kanë konfirmuar se ka plane për të ekspozuar qëllimisht një grup personash ndaj Covid-19 në një përpjekje për të ndihmuar në përshpejtimin e zhvillimit të vaksinave.
‘Studimet e sfidave njerëzore’, një projekt që po mbështetet nga qeveria britanike do të ekspozojë ndaj virusit një grup prej 90 personash të moshës nga 18 deri 30 vjeç, të cilët pas vaksinimit do mbikëqyren për të vërejtur efektet e vaksinës, shkruan Ladbible.
Nëse plani miratohet, Mbretëria e Bashkuar do bëhej kombi i parë që infekton qëllimisht njerëzit me koronavirus si pjesë e një prove vaksinimi, ndërsa projekti mund të nisë në janar.
Studiuesi kryesor i projektit, Dr. Chris Chiu, nga Imperial College London, tha: “Prioriteti ynë numër një është siguria e vullnetarëve. Asnjë studim nuk është plotësisht pa rreziqe, por partnerët e Programit të Sfidës Njerëzore do të punojnë shumë për të siguruar që rreziqet që jenë sa më të ulëta. Përvoja dhe ekspertiza e Mbretërisë së Bashkuar do na ndihmojnë të trajtojmë pandeminë.”
Sipas BBC, qeveria ka vënë një fond prej 33.6 milionë stërlinash për projektin.