Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Aeroporti i Kukësit operacional në Pranverë, kush shan më shumë do marrë biletë falas


Kryeministri Edi Rama i është kthyer edhe një herë projektit të tij për aeroportin e Kukësit.

Në konferencën e sotme për shtyp, ai tha se shpreson që në pranverën e vitit 2021, aeroporti i Kukësit të jetë operacional.

Madje bëri një thirrje të pazakontë për demokratët në Londër, që kush e shan më shumë aeroportin e Kukësit do marrë biletë falas që të vijë të votojë PD-në.

“Shpresojmë që aeroporti i Kukësit do jetë operacional në pranverë. Unë nuk e kam harruar objektivin që 120 vota për PD-në t’i sjell me avion nga Londra.

Do përzgjidhen midis atyre që kanë sharë e përqeshur më shumë idenë e aeroportit të Kukësit.

Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë të akumulojnë kredite për udhëtimin falas duke sharë sa më intensivisht, kush do shajë e do tallë më shumë do presë biletë falas, do hyjë në avion e do zbresë në Kukës për të votuar për PD, 120 vota me fluturim falas, ky është një objektiv, shpresoj ta realizoj”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *