Kryeministri Rama ka zgjedhur sheshin para incineratorit të Elbasanit, për të prezantuar platformën online të PS-së për personat që kërkojnë të aplikojnë për të qenë pjesë e garës zgjedhore të 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij, Rama, tha se politika mund të bëjë shumë keq nëse bie në duart e gabuara ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e saj.
“Politika mund të bëjë keq, madje mund të bëjë edhe shumë keq nëse bie në duar të këqija. Politika është proces i vazhdueshëm. Arsyeja pse e shohim politikën si diçka që i duhet qëndruar larg është se sa më larg t’i qëndrojnë njerëzit e zakonshëm politikës, në aq më pak duar politika mbetet. Dhe në sa më pak duar që të mbetet, aq më shumë është e rrezikuar që të marrë anën e së keqes.” – tha Rama.