Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr shifrat për bujqësinë, Teliti s’ja vonon: Propagandë, e shkatërrove me taksa


Kryeministri Edi Rama nxori këtë mëngjes disa shifra lidhur me mbështetjen financiare që i ka bërë qeveria sektorit të bujqësisë.

Në postimin e tij, Rama krahason dy periudha: financimin nga bujqësinë në qeverinë e PD-së dhe atë të PS-së.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë krahasim të thjeshtë, që tregon se ndryshimi në bujqësi, zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punuar, rritja e eksporteve, ulja e importeve bujqësore, janë rezultate të mbështetjes financiare gati trefish nga qeveria të punës në fshat, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama krahas tabelës.

Por nuk ka vonuar shumë një përgjigje nga PD-ja.

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka shkatërruar ekonominë me taksa dhe se fondet e qeverisë së tij “i marrin grositët pranë qeverisë”.

Ai e konsideron tabelën me shifra të Ramës vetëm propagandë, ndërsa thekson se Rama jo vetëm nuk ka mbajtur premtimet e bëra fermerëve, siç është nafta pa akcizë e premtuar që në 2013-n, por edhe ju ka shtuar atyre taksa, duke i çuar në prag të kolapsit.

“Pasi ka dështuar të japë llogari për premtimet e pambajtura për bujqësinë, ER orvatet t’u hedhë hi syve fermerëve të falimentuar nga taksat e larta dhe mungesa e mbështetjes konkrete për to.

Në 2013 premtoi naftë pa akcizë për fermerët, por u shtoi edhe taksën e qarkullimit 24 lek/litër. Vetëm nga kjo taksë absurde që s’ka asnjë lidhje me bujqësinë, fermerët kanë paguar rreth 100 milion euro në 7 vitet e qeverisjes së tij.

U premtoi fermerëve 40 milion euro investime në vit, por nuk ka financuar as gjysmën e tyre. Ndërsa 70% e fondeve të akorduara janë dhuratë nga Bashkimi Europian.”- shkruan Teliti.

Ish-deputeti demokrat vijon të nxjerrë disa shifra që sipas tij tregojnë bilancin e vërtetë të qeverisë socialiste në bujqësi.

“Bilanci i vërtetë i ER në bujqësi është ky:

  • rreth 100 milion euro taksë qarkullimi paguar nga fermerët në shtatë vite;
  • 70% të fondeve për bujqësinë i përfitojnë 50-60 grosistë;
  • 2% e fermerëve kanë marrë mbështetje, ndërsa 98% e tyre nuk e kanë parë dorën e ndihmës nga shteti;
  • 30-40% më e lartë është kosto e prodhimit krahasuar me rajonin;
  • 30% më i ulët është rendimenti i prodhimit bujqësor e blegtoral, krahasuar me rajonin;
  • 2/3 e tokës nuk kanë akses në ujitje e kullim;
  • Vetem 2,8% e fermave kane traktore apo mjete te mekanizuara.

Fermeri shqiptar nuk lexon grafikët e vizatuar nga propaganda.

Fermeri shqiptar lexon xhepat e tij të shpuar nga taksat e larta, kostot e larta, kalbja e prodhimeve të pashitura dhe mungesa e plotë e mbështetjes nga shteti.”- shton Teliti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *