Vendosni fjalën kyçe....

Rama u bën thirrje grave naftëtare të Ballshit: Lini grevën që të bisedojmë, halli nuk zgjidhet me presion


Ndërsa gratë naftëtare të Ballshit kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë, kryeministri Edi Rama ka një thirrje për to.

Për të disatën herë Rama u bën thirrje grave naftëtare që të dalin nga greva dhe të ulen në bisedime. Ai shton se asgjë nuk zgjidhet me presion.

“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.”- shkruan Rama në një postim në Twitter.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *