Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja liston 6 media të tjera të Kinës si misione të huaja


Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) sot i kanë cilësuar operacionet e gjashtë mediave të tjera kineze në vend si misione të huaja, në vazhdën e përshkallëzimit të tensioneve me Pekinin.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se të gjitha kompanitë e listuara janë “në pronësi të konsiderueshme ose të kontrolluara në mënyrë efektive nga” qeveria kineze, por shtoi se ky hap nuk do të kufizojë informacionet që ata mund t’i publikojnë në SHBA.

“Ne thjesht duam të sigurojmë që populli amerikan, konsumator i informacionit, mund të bëjë dallimin midis lajmeve të shkruara nga një shtyp i lirë dhe propagandës së shpërndarë nga vetë Partia Komuniste Kineze”, u tha Pompeo gazetarëve në Departamentin e Shtetit.

Në listë janë futur mediat si Yicai Global, Jiefang Daily, Xinmin Evening News, Social Sciences in China Press, Beijing Review dhe Economic Daily.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *