Biznesmeni Andon Dhima, i cili i shpëtoi një atentati pak ditë më parë ka reaguar pas lajmit për kapjen e katër të dyshuarve për ngjarjen.
Ai bën thirrje që të gjendet urdhëruesi i atentatit ndaj tij dhe të zbardhet deri në fund ngjarja e rëndë.
Dhima thekson se u qëndron të gjitha deklarimeve të mëparshme në lidhje me ngjarjen.
“Te dashur miq, sot ne megjes nga edicionet e lajmeve mesova kapjen e 4 personave te dyshuar si autore te atentatit te deshtuar ndaj meje. Pershendes policine e shtetit per veprimet e shpejta dhe zbardhjen e ngjarjes, ne menyre te vecante efektivat e komisariatit nr. 2 dhe prokuroren e ceshtjes.
Inkurajoj institucionet ligjzbatuese ti shkojne deri ne fund tentakulave te krimit dhe mos ndalen perpara asnje presioni apo shantazhi te drejtuesve te caktuar mediatike te lidhur me krimin. Nje falenderim per mediat qe besuan te verteten dhe ata qe e fshehen ate dhe gjeten dhe alibi se atentat te deshtuar nuk kishte. Une i qendroj te gjitha deklarimeve te meparshme ne lidhje me kete ngjarje dhe pres zbardhjen e plote dhe zbulimin e urdheruesit. Me respekt Andon Dhima.” – shkruan Dhima.