Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve William Barr të caktojë një prokuror special për të hetuar skandalin që përfshin rivalin e tij demokrat, Joe Biden, para zgjedhjeve të 3 nëntorit.
“Ne kemi për të detyruar Prokurorin e Përgjithshëm të veprojë”– tha Trump të martën në një intervistë me Fox News. “Ai duhet të veprojë dhe duhet të veprojë shpejt. Ai duhet të emërojë dikë. Ky është një korrupsion i madh dhe kjo duhet të dihet para zgjedhjeve.”
Deklarata e Trumpit vjen një ditë pasi 11 republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve i shkruan një letër kryeprokurorit Barr, duke i kërkuar të caktojë menjëherë një këshilltar të posaçëm për të hetuar nëse Joe Biden lejoi djalin e tij Hunter të shiste aksesin tek ai gjatë tetë viteve të tij si zv.president dhe nëse ai mori para të huaja.
Ligjvënësit kërkuan që këshilltari special të hetojë çdo korrupsion të tillë që pretendohet se shfaqet në lidhje me karrierën 36-vjeçare të Biden në Senatin e SHBA-ve.
Por, vetëm dy javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, është e paqartë se çfarë mund të përcaktojë dhe raportojë një këshill i veçantë para se votuesit të votojnë.
Hetimi i Mueller zgjati 674 ditë para se të raportonte se nuk ishte në gjendje të gjente prova që Trump bashkëpunonte me Rusinë për të fituar zgjedhjet e vitit 2016. Bill dhe Hillary Clinton u hetuan për 1,693 ditë para se këshilltari special Kenneth Starr të publikonte raportin e tij në Kongres.
“Kjo duhet të bëhet herët, kështu që Prokurori i Përgjithshëm duhet të veprojë”- tha Trump për hetimin ndaj Biden.
Trump tha se shitja e ndikimit nga familja e Biden është shumë e madhe për t’u hedhur poshtë si diçka që Joe Biden nuk e dinte. Raportet në lidhje me skandalin e pretenduar u shfaqën javën e kaluar, pasi NYP publikoi postat elektronike të marra nga laptopi i Hunter Biden.