Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Kontrata për koncesionin e incineratorit të Elbasanit nuk u bë brenda ditës por zgjati 4 muaj


Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, sqaroi pozicionin e qeverisë mbi çështjen e incineratorëve të cilët opozita ka dorëzuar kallëzim penal në SPAK.

Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me incineratorët duke u ndaluar dhe sqaruar procedurën për dhënien e koncesionit.

Sipas opozitës, koncesioni u kopsit brenda ditës më 16 dhjetor. Ndërsa sipas Ahmetaj procedura ka qenë për 4 muaj dhe jo sa pretendon opozita pasi ka pasur një emergjencë.

Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konseguencë e 4 muajve punë në emergjencë.

Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro”-tha Ahmetaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *