Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Ndryshimet përtej 5 qershorit ishin zhgënjyese por marrëveshja nuk u shkel


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në një intervistë për emisionin “Opinion” tha se ndryshimet e kodit zgjedhor që shkuan përtej 5 qershorit ishin zhgënjyese.

E pyetur nga drejtuesi i emisionit mbi ndryshimet për Kodin Zgjedhor, Kim tha se 5 qershori nuk është prekur.

Mendoj se deklarata që nxori Ambasada e SHBA ishte shumë e qartë, pra që metoda me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit ishte një mënyrë e mirë dhe që duhet të ishte përdorur si model për marrëveshjet në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mohojmë kompetencën e parlamentit për të miratuar legjislacion. Lidhur me pyetjen nëse 5 qershori u shkel apo jo, njerëz të ndryshëm kanë opinione të ndryshme. Nëse më pyet mua… Edhe opinioni im është shumë i qartë për këtë. Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit shkon përtej 5 qershorit, por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit”.

Ndërsa ndryshimet që shkuan përtej marrëveshjes së 5 qershorit ishin zhgënjyese për diplomaten më të rëndëishme të SHBA-së në vendin tonë.

Mendoj se është shumë zhgënjyese që pjesa e dytë e reformës zgjedhore nuk u arrit në të njëjtën mënyrë, sepse pjesa e parë, 5 qershori u bë mirë. Dhe duhet të ishte përsëritur. Mendoj se është diçka e pafat që opozita kryesore nuk ishte e pranishme në parlament dhe mendoj se kjo nënvizon përgjegjësinë e cilitdo për të mbetur i angazhuar”-tha ambasadorja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *