Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Rruga Milot-Fier do jetë koncesion i pastër, kostoja e lartë për shkak të rrugëve alternative

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pyetur në Ilva Now lidhur me kostot që do të ketë në buxhetin e shtetit projekti për ‘Korridorin blu’ ose Milot-Fier shpjegoi se në rastin e këtij projekti kemi të bëjmë me një koncesion të pastër dhe jo investim i buxhetit të shtetit.

Sipas saj, shteti ka vendosur vetëm një garanci prej 10 për qind të investimeve të koncesionarit, që nuk do garantohen me fonde pasi ato të mblidhen nga të ardhurat e mbledhura nga automjetet për 35 vitet të ardhshme.

Teksa e cilësoi këtë një investim shumë të rëndësishëm, që prej vitesh qëndronte në dosjet e qeverive shqiptare, znj. Balluku tha se tashmë kishte ardhur momenti që ky projekt, pjesë e konektivitetit të Ballkanit Perëndimor, të bëhej realitet.

Ministrja Balluku iu përgjigj edhe gazetarit Neritan Sejamini, i cili e cilësoi si shumë të ekzagjeruar koston 1,2 mld euro për 56 kilometra të kësaj rruge, që sipas tij është e njëjtë me atë të Rrugës së Kombi që ka tunele dhe ura.

Ministrja sqaroi se kostot e rrugës justifikohet me bajpaset e shumta dhe me fakti që koncesionari do të ndërtojë jo 56 km, por 115 km, pasi në të dy anët e autostradës do të këtë rrugë alternative, pa pagesë.

“S’e keni parë projektin, nuk është e thënë të ketë kodër e mal. Nëse rrugët bajpasohen… rruga e Rinasit do të ketë 5 drejtime të ndryshme, do të shkojë mbi aeroport. Ky projekt prej vitesh qëndron në dosjet e qeverive shqiptare, pjesë e konektivitetit të Ballkanit Perëndimor. Janë kushte të kësaj pakete, me rrugët dhe hekurudhat.

Është një projekt i rëndësishëm. Flitet, nga PD, që është rrugë ekzistuese, në Kukës u ndërtuar rruga, u vu trau dhe banorët e zonës s’kishin rrugë alternative.

Të gjitha rrugët me pagesë nga automjetet janë të gjitha që kërkojë rrugë alternative. Kush është rruga alternative në këtë segment? Ku do të ndërtohet rruga kryesore dhe në të dy anët rrugë alternative dhe i jep mundësi drejtuesit të futet. Automjetit të hyjnë në 130 km/h dhe do të paguajnë, ose të kalojë në rrugën alternative. Koncesionari do të ndërtojë një trase paralele 115 km”, tha znj. Balluku.

E pyetur lidhur me fatin e rrugës Milot-Balldre, projekti i të cilës gjithashtu është kritikuar nga opozita si korruptiv, ministrja Balluku tha se tashmë kjo rrugë nuk ekziston në buxhetin e vitit 2021, pasi koncesionari nuk i ka plotësuar kushtet kontraktuale.

“Afati i fundit për kontratën ka qenë 2 tetori, ndaj i kemi nisur koncesionarit një shkresë para pak ditësh që të marrë një pozicion sa i përket vazhdimit të afatit, por s’është parashikuar asnjë qindarkë për këtë rrugë në buxhetin e këtij viti”, tha ministrja./EuroNews Albania.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *