Vendosni fjalën kyçe....

Dynden për të marrë viza, humbin jetën në radhë 15 persona në Afganistan


Një grup i madh personash shtypën njëri-tjetrin në Afganistan duke çuar në vdekjen e të paktën 15 personave. Personat ishin mbledhur pranë konsullatës pakistaneze në qytetin Jalalabad me shpresën për të siguruar një vizë.

Zyrtarët provincialë thanë se incidenti ndodhi ndërsa më shumë se 3,000 njerëz u vunë në radhë për të marrë dokumentet e nevojshme për të aplikuar për një vizë që do i lejonte ata të udhëtonin drejt Pakistanit.

“Aplikantët u ngutën duke shtyrë njëri-tjetrin e më pas turma doli nga kontrolli duke çuar incidentin tragjik.” – tha një zyrtar për Reuters.

Njëmbëdhjetë nga 15 viktimat ishin gra, sipas autoriteteve lokale ndërsa në kaosin që pasoi u plagosën edhe dhjetëra të moshuar.

Zyrtarët po hetojnë incidentin dhe konsullata pakistaneze nuk ka komentuar ende mbi tragjedinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *