Milan është rikthyer në kupat e Evropës me fitore në sfidën e parë të Ligës së Evropës.
Përballë Celtic, kuq e zinjtë fituan me rezultatin 1-3.
Fitore shënoi edhe Roma ku protagonist ishte mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla i cili i dha fitoren me golin e dytë përballë Young Boys.
Edhe dy skuadrat anglezë nuk zhgënjyen në nisje në të sfidave të grupeve.
Arsenal fitoi përballë Rapid Viena me rezultatin 1-2 ndërsa Tottenham e pati të lehtë përballë LASK duke fituar me rezultatin 3-0.
Rezultatet: