Avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, Rudy Giuliani ka pohuar se fotografitë e vajzave të mitura dhe materiale të tjera ‘me përmbajtje të ndjeshme’ u zbuluan në laptopin e Hunter Biden dhe i janë dorëzuar policisë së Delaware.
Në një intervistë me kanalin konservator të lajmeve Newsmax, ish-kryetari i Bashkisë së New York-ut tha se ai gjeti përmbajtje shqetësuese në hard-diskun e laptopit që dyshohet se i përkiste djalit 50-vjeçar të kandidatit për president të demokratëve, Joe Biden.
Sipas Giulianit, në një mesazh që Hunter Biden i dërgon babait të tij, i ankohet rreth asaj se si kunata e Hunter, e cila dikur ishte e dashura e tij, i tha terapistit të tij se ai kishte sjellë në mënyrë ‘të papërshtatshme seksualisht’ me një vajzë 14-vjeçare.
Giuliani nuk dha hollësi të mëtejshme në lidhje me fotografitë, por theksoi se ‘bëhej fjalë për vajza të mitura’.
Departamenti i Drejtësisë i Delaware i tha ‘Daily Beast’ se nuk do të komentonte mbi materialet e dorëzuara nga Giuliani, duke deklaruar se kishte ‘pyetje të vazhdueshme në lidhje me besueshmërinë e këtyre pretendimeve’. Departamenti ia referoi çështjen FBI-së.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani