Vendosni fjalën kyçe....

Gratë naftëtare 8 ditë në grevë, mesazh Ramës: Të ngrihet një grup negociatorësh


Në ditën e 8 të grevës së urisë gratë naftëtare të Ballshit kanë një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Ato kanë propozuar që të ngrihet një grup negociator dhe të bisedojë, ndërsa kanë theksuar se duan vetëm pagat e fituara me gjyq dhe nuk u intereson më se çfarë do bëhet me uzinën e naftës në Ballsh.

”Le të ngrihet një grup negociator e të vijë të bisedojë. Ne duam zgjidhje. Kemi besim tek kryeministri Rama se do ta zgjidhë situatën. Duam pagat e fituara me gjyq, pastaj të bëjnë ç’të duan me uzinën.

Jemi të lodhura e të semurë. Ditë e natë këtu, është lodhje e madhe por s’kemi rrugëzgjidhje tjetër. Vetëm kryeministri mund të na japë zgjidhje.”- tha njëra prej grevistëve për Balkanweb.

Gratë naftëtare shprehen të vendosura për t’I shkuar deri në fund grevës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *