Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet për incineratorët, Berisha: Nuk kam besim, SPAK-u i krijuar nga kunat-KLP-ja


Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur skeptik për një hetim që mund të zbardhë denoncimin e opozitës së bashkuar për inicineratorët.

Berisha e ka quajtur antikushtetues Prokurorinë e Posaçme pasi sipas tij është krijuar nga “kunat-KLP-ja”.

Te SPAK si një institucion që u ngrit në kundërshtim me Kushtetutën, dhe u përzgjodh në mënyrë antikushtetuese nga kunat-KLP-ja, unë nuk mund të kem asnjë besim.

Unë kam të dhëna sipas të cilëve SPAK është ngritur me kushtin e vetëm që të mos mendojë ndonjëherë për të hetuar eksponentë të qeverisë apo PS-së, gjë të cilën e ka faktuar në mënyrë perfekte deri më tani.

Shqiptarëve u paguajnë këtyre mamuthëve të korrupsionit, me në krye Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, Ter Kokën e Arben Malavitën për një ton pleh nga mundi, taksat dhe djersa e tyre, gjashtë herë më shumë sesa taksapaguesit gjermanë.

Këtu hyn edhe falsifikimi i faturave, pasi shqiptarët konsumojnë dy herë më pak se gjermanët dhe italianët. Por sipas aferave, shqiptarët prodhojnë tre-katër herë më shumë plehra se kombet e tjera. Fatura fryhet nga mafia e tmerrshme kanceroze e plehrave”- tha Berisha në një intervistë për Çim Peka Live në Syri Tv.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *