Tre persona raportohet se kanë humbur jetën në vend lidhur me pandeminë Covid-19.
Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë bërë 1405 testime e janë gjetur 302 raste të reja me koronavirus.
Viktimat janë një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana e një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Për sa u përket të shtruarve në dy spitale, aty ndodhen 258 pacientë me 19 në terapi intensive nga të cilët 6 janë të intubuar.