Vendosni fjalën kyçe....

I rrezikuar nga Meta?-Përgjigjet Basha: Katjusha të lëshuara nga Rama, asnjë levë nuk e përçan opozitën


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mohuar që Presidenti Meta të jetë një kërcënim për pozicionin e tij në krye të opozitës.

Madje Basha ka thënë se këto zëra janë “katjusha” të lëshuara nga kundërshtari i tij politik Edi Rama.

Sipas tij, bashkimi brenda opozitës është i fortë dhe asnjë makinacion nuk e përçan.

Nuk ka formulë që e shpëton Edi Ramën, siç u përpoq të na hiqte komisionarët, siç po përpiqet të përçajë opozitën. Nuk do t’ia dalë. Di që ka një frymë të madhe bashkimi, kohezioni brenda PD-së dhe opozitës, qëllimi është largimi i qeverisjes së keqe. Edi Rama e ndjen këtë, është i trembur. Po bën gjithçka për t’iu shmangur, por e ka të kotë. As ndryshimi i sistemit pasi u shpallën zgjedhjet, nuk kanë për ta shpëtuar dot nga ndëshkimi popullor.

Në përpjekje të dëshpëruara fus përpjekjet për të krijuar javët apo muajt në vijim levat për të prishur kohezionin opozitar. Nuk ka për të funksionuar siç kanë funksionuar përpjekjet në fundin e një qeveria, e cila ka vendosur të humbë me turp, me shumë turp se çdo qeveri para saj. Presidenti i Republikës ka deklaruar se do ta kthejë Kodin Zgjedhor. Ne do të ndjekim procesin ligjor”- theksoi Basha.

Kreu demokrat u pyet edhe për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, duke theksuar se

Janë marrëdhënie shumë të mira institucionale. Roli i Presidentit ka qenë shumë i rëndësishëm, si i vetmi institucion i pa kapur i Republikës. Gjithë institucionet e tjera janë në hyqmin e Edi Ramës, janë të kapura. Republika është e deinstitucionalizuar. Qëndrimet e tij në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të marrëveshjes së 5 qershorit, që u shkel nga Edi Rama për shkak të frikës, kanë qenë qëndrime në përputhje me rolin që ka Presidenti”, theksoi Basha në EuroNews.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *