810 qytetarë në mbarë vendin janë gjobitur nga policia për mosmbajtjen e maskës.
645 e qytetarëve janë kapur pa maskë në mjedise të hapura apo të mbyllura e janë ndëshkuar me nga 30 mijë lekë të vjetra.
Prej tyre 11 janë shoqëruar në polici pasi nuk kishin me vete mjet identifikimi.
Ndërkohë 165 qytetarë janë gjobitur nga policia rrugore pasi kishin në mjetet e tyre private persona me të cilët nuk kishin lidhje familhare dhe ishin pa maska në mjet.