Kryeministri i Victorias në Australi, Daniel Andrews ka mohuar pretendimet se kufizimet e tij lidhur me pandeminë Covid-19 luajtën një rol në vdekjet tragjike të katër të porsalindurve, të cilët nuk arritën të merrnin kujdes urgjent mjekësor.
Katër foshnje vdiqën në Adelaide, Australia Jugore në katër javët e fundit pasi nuk mund të transferoheshin nëpërmjet ajrit në spitalin ‘Royal Children’ të Melburnit, për shkak të masave drakoniane të vendosura në qytet nga Andreës.
Të katër të sapolindurit kishin nevojë për operacion urgjent në zemër, gjë të cilën nuk mund ta bënin në spitalet lokale.
Komiteti i shërbimeve të shëndetit publik të parlamentit nisi një hetim të martën për të përcaktuar nëse foshnjat nuk morën kujdesin e duhur.
Një profesor që dëshmoi në seancë tha se për shkak të kufizimeve të koronavirusit të Melburnit, transportimi i pacientëve në spital nuk ishte ‘më i sigurt’. Një nga katër vdekjet u raportua në komitet menjëherë pas hetimit.
Mediat australiane raportuan se familjeve të foshnjave u ishte thënë se fëmijëve të tyre nuk u lejohej të hynin në Victoria për operacionet, për shkak të rregullave të rrepta të bllokimit të fazës së katërt të shtetit lidhur me pandeminë Covid-19.
Gjatë një konference për shtyp të mërkurën, Andrews, hodhi postë përgjegjësinë për vdekjet e të porsalindurve. Ai tha se autoritetet shëndetësore të qeverisë së tij i thanë se nuk i pengonin fëmijët të transportoheshin në Melburn.
“Unë nuk mendoj se është çështje kufizimesh. Mjekët vendosën në fund se nuk ishte e nevojshme që fëmijët të transportoheshin në spitalin e Melburnit.” – tha ai.
Materniteti i Adelaides tha në një deklaratë se shërbimet e saj të kirurgjisë kardiake pediatrike janë aktualisht nën rishikim dhe premtoi se ‘fëmijët e Australisë së Jugut gjithmonë do të kenë qasje në shërbimet shëndetësore që u nevojiten’.