Vendosni fjalën kyçe....

KPA-ja shkarkon kreun e Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Dritan Peka


Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës, Dritan Peka.

Ky i fundit u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por pas ankimimit të Komisionerit Publik, çështja kaloi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që sot vendosi ta shkarkojë nga detyra.

Peka e nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Deri në vitin 2008 ka punuar në Prokurorinë e Tiranës e më ka qenë prokuror i Apelit në Prokurorinë e Tiranës.

Ai ka qenë drejtues i Prokurorisë së së Apelit të Tiranës që prej vitit 2015.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *