Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsionit ka konfirmuar për Euronews Albania se ka regjistruar procedim penal për çështjen e inceneratorëve. Kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar një fakt të tillë për gazetarin, Eni Ferhati duke thënë se nuk mund të bëhen publike informacione të tjera.
“Janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet. Do hetohet për të sqaruar çdo pretendim. Veprimet konkrete janë të prokurorëve dhe nuk mund të bëhen objekt publikimi”, ka bërë të ditur Kraja.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se, të katër kallëzimet janë bashkuar në një objekt hetimi. “Bëhet fjalë për dosje tejet voluminoze dhe do të duhet kohë për të hetuar”, tha ai. “Bën përshtypje që SPAK nuk ka nisur hetim kryesisht pasi ka pasur akuza edhe më herët. Hetimi ka nisur pas kallëzimit të Nismës “Thirrje”, që do të bashkohet me tre kallëzimet e PD pasi kanë një objekt të vetëm”- u shpreh gazetari i Euroneës Albania.